Pas një ndalese afro tre mujore, për shkak të pandemisë së koronavirusit, skuadrat e Bundesligës gjermane zbresin ditën e sotme në fushën e lojës

Mirëpo një kombi sportdashës siç është ai gjerman, nuk do të kenë mundësinë t’I shohin ndeshjet nga stadiumi, për shkak ta masave të marra nga qeveria për parandalimin e Covid-19.

Megjithatë, për të ndierë prezencën e tyre, klubi i Borussia Moenchengladbach ka gjetur diçka gjeniale.

Stolat e stadiumit të tyre janë mbushur me portretet e tifozëve, ndërsa kështu lojtarët nuk do ndiejnë ftohtësinë e tribunave.

Gladbach luan në transfertë sot në 18:30 kundër Frankfurt dhe do të duhet java e ardhshme që tifozët të “mësyjnë” me portretet e tyre stadiumin.