Samir Ujkani, aktualisht ndodhet pa asnjë klub pasi mbylli aventurën e tij te skuadra e Empolit.
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, ka folur në mikrofonat e “Radio Sportiva” për Kristjan Asllanin ku e ka pasur shok skuadre te ekipi toskan, duke thënë se bëri një hap të madh duke u transferuar te Interi dhe se ai është një xhevahir për Shqipërinë:
“Kur e pashë duke u stërvitur me të rinjtë e kuptova menjëherë se ishte shumë i fortë.
Jam shumë i lumtur që e hodhi këtë hap drejt Interit.
E drejtë që u transferua te Interi për të luajtur në një nivel të lartë dhe për të konkurruar me kampionët.
Kualitetin e ka, thjesht duhet të futet në sistemin e lojës së Inzagit. Shpresoj të shkojë mirë me të.
Për mua ai është Pirlo i ri i futbollit italian.
A mund të ishte bërë një futbollist i Italisë? Më vjen keq për Italinë, por për Shqipërinë është një ‘xhevahir’.
Ka gjithçka për t’u bërë fenomen.”, përfundoi Samir Ujkani.