Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, nuk është përballur në kritikat e tij pas sfidës së humbur me Egnatian. Ai ka kritikuar futbollistët e tij ndërsa në fjalët për “SuperSport” theksoi se mund të rrezikohej edhe që skuadra të luante me të rinjtë.

“Sot kemi bërë një hap prapa në krahasim me ndeshjen me Tiranën. Si në pikëpamjen e e lojës, i të agresivitetit. Sigurisht, prisja një ndeshje ndryshe, vendosjen në një mënyrë ndryshe, mendoj se lojtarët duhet të vendosin vetën përballë tifozëve tanë, se kishin ardhur edhe sot për të na mbështetur dhe mendoj se respekti është diçka tjetër.

Po mundeshim dhe u mundova që të lija në fushë cilësinë. Kishim raste, por nuk kishte agresivitetin e duhur. Për të fituar duhet shpirt tjetër, duhet diçka tjetër. Ndoshta presidenti ynë i ka mësuar shumë ‘mirë’ këto djem.

Rënia në klasifikim? Nuk është gjë e re. Ajo që më vjen keq është se këtë ndeshje nuk duhej ta humbnim. Aty duhet ndërhyrë, duhet një ballafaqim me lojtarët për të kuptuar se kush mund të sjellë këtë mbijetesë të Dinamos, përndryshe të aktivizojmë të rinjtë.

Eksperimenti i dështuar pa Sofranac e Imamin? Janë lojtarë që janë pjesë e organikës, kanë luajtur të gjitha ndeshjet dhe rezultatet ishin ato. Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të veçantë, por për Dinamon.

Duhet të mbijetojmë. Nuk kam ardhur me pushime. Unë jam munduar që të arrij objektivat. I kam arritur gjithmonë që kur trajnoj. Nuk kam ardhur në Shqipëri për para, por se Dinamo është klub i madh dhe mendoj se mund të bëhen gjëra të bukura. Përgjegjësi qartësisht jam unë, sot jam unë që marr përgjegjësitë edhe para tifozëve, sepse është e drejtë të kërkojmë ndjesë për një paraqitje të tillë. Por që nga e hëna lojtarët duhet të bëjnë të njëjtën gjë me mua.

Kush luan nuk janë emrat, por kush vrapon dhe lufton për çdo top, se nëse jemi në këtë situatë, qartësisht përtej agresiviteti që mungoi sot, mungoi edhe cilësia. Ndaj niset nga zero gjithçka dhe të pedalojmë”, tha Vanoli.