Teuta ka zhgënjyer për të tretën javë radhazi, ndërsa deri më tani nuk ka marrë ende asnjë fitore. Derbi me Erzenin që u zhvillua në “Niko Dovana”, me pritës shijakasit përfundoi me barazim pa gola.
Skuadra e Renato Arapit vazhdon kështu të vuajë mungesën e fitores edhe ndaj një kundërshtari, që në letër e konsideronte si më të dobët. Sfida nisi me një ritëm të ulët me pak raste, por më pas të dyja ekipet u zgjuan duke provuar. Në pjesën e dytë, Erzeni gjeti rrjetën me Nonaton, por gjyqtari e akordoi sitë parregullt.
Pas javës së tretë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të tretë me 5 pikë, teksa Teuta në vend të tetë me vetëm 2 pikë.
ERZENI 0-0 TEUTA
ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi; A. Mehmeti, Alan, Kriviçiç; Ademi, Maloku, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.
TEUTA – Qirko; Marku, Qaqi, Kotobelli, Kuro; Karabeci, Beqja, Boçi; E. Vila, Hebaj, L. Vila. Trajner: Renato Arapi.