Bruno Telushin do të rikthehet sërish në Kategorinë Superiore. Mesfushori vlonjat sezonin e kaluar ishte pjesë e Neftchi ku fitoi edhe kampionatin, ndërsa pas përfundimit të sezonit mbylli aventurën e tij në Azerbajxhan.

30-vjeçari kishte ofertë konkrete nga Vllaznia dhe ne fillim e refuzoi oferten e saj, ndersa me pas ishin shkodranet qe hoqen dore prej tij.

Ai tani nderkohe ka pranuar ofertën e një tjetër skuadre të Superligës. Bëhet fjalë për Egnatian, skuadër që drejtohet nga Gugash Magani që ka arritur akordin me mesfushorin.

Telushi ka qenë prezent në stadium ditën e sotme për të parë nga afër ndeshje miqësore ndaj Apolonisë dhe është takuar me drejtuesit e Egnatias. Tashmë ngelet për t’u parë nëse lojtari ka pranuar ofertën apo jo.