Stadiumi Selman Stermasi hapi dyert per te pritur ndeshjen e 185-te ne historine e futbollit shqiptar mes dy ekipeve embleme Tiranes dhe Vllaznise qe perkoi dhe me ndeshjen e javes se 30-te te kampionatit kombetar te futbollit e qe ne fund nxorri fitimtar bardheblute e kryeqytetit.

Vendosi goli i minutes se 73-te me autor kapitenin Idriz Batha qe Tirana te merrte 3 pike te rendesishme e te munde serish Vllaznine dhe kesisoj duke trazuar kartat e titullit. Per Vllaznine kjo eshte humbje qe dhemb duke pare qe kjo disfate lekund jo pak shpresat e saj per fitimin e titullit.

Tirana vinte ne kete ndeshje me te vetmin objektiv fitoren e ndeshja e sotme cilesohej si shansi i fundit per te siguruar minimalisht nje vend ne Kupat e Europes ndersa Vllaznia ishte me komode pasi si barazimi dhe fitorja i benin pune. Bardheblute kampion ne fuqi munden Vllaznine per heren e dyte rradhazi ne kampionat pasi e kishte mundur dhe gjate fazes se 3-te ne Shkoder me shifrat 2-1.

Por te kthehemi tek ndeshja e luajtur. Duke i’u referuar lojes mendoj se Vllaznia nuk e meritoi te dilte e humbur nga “klasikja”. Shkodranet realizuan nje ndeshje te mire pavaresisht se nuk moren rezultatin qe kerkonin. Vllaznia luajti me mire se kundershtari sepse pati me teper iniciative e deshire per te kerkuar rezultatin por nuk eshte se dominoi takimin pasi loja u shfaq e balancuar dhe ekipet prisnin momentin e tyre per te sulmuar rrezikshem.

Vllaznia dhe Tirana shfaqen lufte sportive ne mesfushe dhe sulm por asnjera ofensive nuk rezultoi efikase. Problemi i Vllaznise mbetet finalizimi i rasteve. Duhet te shenonte qofte dhe nje gol sepse i’u paraqiten 2-3 mundesi shenimi ku theksoj se Dilaver pati rastin e arte.

Lojtaret e ofensives ato jane. Nese trajneri nuk do fuse ne loje Dilaverin do fuse Cissen ose Avdijajn dhe prap mbeshtetesit do jene te pakenaqur sepse ai eshte niveli i tyre. Vllaznise i mungon nje bomber qe gjerat te ecin mbare.

E kam thene qe para ndeshjes se nese Vllaznia do dije te shfrytezoje mundesite qe do i krijohen do mund te arrinte rezultatin qe kerkonte. Ajo do ishte padyshim çelesi i suksesit. Ndoshta keto jane mundesite e deritanishme te skuadres. I vetmi qe spikati ne ofensive ishte Da Silva. Eshte lojtar i mire dhe qe i ben pune Vllaznise. Ishte gabim i trajnerit qe nuk e aktivizoi se bashku me Imerin qe nga fillimi i lojes. Ato te dy do ishin rrezik per mbrojtjen e Tiranes sepse i pergjigjen lojes se njeri tjetrit me pase e kombinime, por gjithsesi jane zgjedhjet e trajnerit.

Uroj qe brazilianit ti ofrohet kontrate afatgjate ne te ardhmen. Theksoj se Vllaznia do mund te merrte minimumi barazimin nga kjo ndeshje e jo humbjen. Humbja ne “klasike” nuk eshte gjithçka. Gjithsesi, nuk duhet te mendojme se ekipi humbi ndeshjen por humbi dhe mundesine per te fituar titullin sepse kjo Vllazni i ka shanset te rikuperoje qe ne ndeshjen e ardhshme.

Nga ana tjeter, Tirana fitoi me fat sepse arriti qe me nje goditje ne porte te ndeshkoje Vllaznine e te marre fitoren, e kjo fitore e fut automatikisht ne gare per titull por dhe ne zonen e europes. Tirana nuk tregoi te njejten fytyre qe tregoi ne ndeshjen e para nje jave ne Durres me Teuten qe zhvilloi ndeshje perfekte ku dhe realizoi dy gola qe i dhane fitoren. Tirana priti episodin e ndeshjes qe te ndeshkonte Vllaznine dhe i’a doli mbane fale golit te Bathes.

Me lojen qe zhvilloi do dilte me barazim por ndoshta dhe me humbje ndaj nje Vllaznie qe ishte me lart. Me menyren se si Tirana arriti te fitonte nuk me duket zgjedhje e shendoshe. Deshiroja qe rezultati i kesaj ndeshje ku ne fushe ishin plot 35 trofe kampionati te mos vendosej nga episodet por nga loja rezultative e te fitonte ai ekip qe e meritonte.

Mendoj se ndeshjet e ardhshme do tregojne forcen e vertete te tyre sepse ato nuk shfaqen asgje ne fushe dhe ishin larg pritshmerive.