Sa punë kemi ende në Ballkan që të çlirojmë sportin, artin, kulturën, thjesht nënshtratin e marrëdhënieve njerëzore, për të jetuar thjesht si njerëz, nga kthetrat e ndjenjave të sëmura nacionaliste dhe përjashtuese.

Si ka mundësi që një ndeshje futbolli e rëndomtë të kthehet në një përplasje ideologjike e përmasave të tilla?

Kjo tregon se progresi i jashtëm, zhvillimi teknologjik, globalizimi i shoqërisë, nuk ka sjellë asgjë të re në brendinë e njeriut ballkanik e jo vetëm, aspak dritë në skutat e tij ku banojnë instikte dhe pasione, që të orjentuara gabim kthehen në shkatërruese.

A ka mundësi të merren gjërat e sportit me sportivitet e pse jo edhe me humor? A mund të shtrëngohen duart pas një ndeshje futbolli? A e patë skenën e lojtarit iranian që qante pasi humbi ndeshjen në krahët e një amerikani? A duam të shkojmë drejt një qytetërimi takimi apo drejt një qytetërimi muresh e gardhesh d.m.th. thjesht i pajetuëshëm?

Personalisht kjo mua më shqetëson!

P.S. Nuk janë krahët e shqiponjës që më bëjnë krenar, por nëse mbetem njeri deri në fund…