Shume zhurme para ndeshjes, shume masa te marra dhe ne fund te gjithe kane dale te kenaqur. Ne “Loro Boriçi” mbremjne e djeshme ne ndeshjen Vllaznia- Universitatea Craiova gjithçka qene perfekte sa i takon organizimit.
Policia ne lartesine e duhur, tifozet ne veçanti ashtu si asnjehere tjeter e po ashtu edhe te gjithe faktoret e tjere qe kontribuan ne mbarevajtjen e kesaj ndeshje. Si rrjedhoje, presidenti i klubit Alban Xhaferi permes nje postimi ne faqen e klubit ka dashur t’i falenderoje te gjithe ata.
“Në emër të Klubit të Futbollit Vllaznia, publikisht falenderoj dhe vlerësoj maksimalisht gjithë parnerët tanë të rëndëishëm, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në organizimin e ndeshjes Vllaznia – Universitatea Craiova, e vlefshme per turin e dytë te “UEFA Europa Conferencë League”.Me respekt,Alban Xhaferi, President”- shkruhet ne kete postim.
Ai eshte shoqeruar edhe me nje FALEMINDERIT, per Drejtorine e Policise Vendore Shkoder, kompanine e security “Alsig”, Bashkine Shkoder, Federataten Shqiptare te Futbollit, Spitalin Rajonal Shkoder, Sherbimin Zjarrefikes, OSHEE, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe gjithe stafin e KF Vllaznia.