Tefik Osmani pavarësisht fitores në shifrat 1-0 në shtëpinë e Skënderbeu-t ka përfituar nga intervista pas ndeshjes për të nxjerr në pah gjithë zemërimin të akumuluar nga presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardjan Takaj dhe shokët e ekipit.

Konkretisht për mikrofonin e Supersport, Osmani ka thënë se ndihet i tradhtuar:

“Unë gjithë këtë kohë nuk kam folur, Osmani ka ikur nga Skënderbeu, për diçka që nuk e meritoja të ikja. Tani po mendohem, të flas apo jo? Takaj mund të ketë pasur shumë legjenda këtu, por lojtar si Osmani nuk ka pasur, dhe nuk do të ketë në ekip. E them shkurt, jam tradhtuar.

Jam tradhtuar nga presidenti Takaj, pasi si çdo lojtar tjetër, më kanë kontaktuar nga Flamurtari në fund kampionati, dhe i kam thënë nëse Takaj nuk më mban, unë do vij atje. Ia kam thënë Takajt, kam qenë edhe me 2-3 të tjerë. I kam treguar kushtet e mia. Nuk kemi folur 1 javë, ndoshta ka qenë i mërzitur.

Pastaj më ka thënë pranoj kushtet e tua. Më vjen keq që lojtarët e tjerë iknin dhe më thoshin duam Osmanin në ekip, pasi ata sot luajnë te Skënderbeu. Dua të them fjalët më të mira për Teutën. Më ka larguar Tirana kur ishte Rubio, më ka lënë në rrugë. Teuta më ka hapur derën. Skënderbeu më la në rrugë, por tani jam te Teuta.”/telesport/