Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Kristian Panuçi duket se e ka marrë me shumë dëshirë drejtimin e saj. Ish- mbrojtësi i njohur italian paraditen e sotme ka dhënë një konferencë shtypi për gazetarët në lidhje me dy ndeshjet e fundit, ato ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë dhe menjëherë pas saj, “pa marrë mirë frymë” është nisur drejt Shkodrës.

Arsyeja është se duke nisur të mendojë për sfidat e ardhshme, ka dashur të shohë nga afër gjendjen e stadiumit “Loro Boriçi” ku do të luajë ndeshjen e fundit,atë me Italinë muajin e ardhshëm. Nga sa bëhet e diutur, Panuçi ka vizituar përveç fushës edhe dhomat e zhveshjes dhe ka mbetur shumë i kënaqur me këtë impiant sportiv. Ky ka qenë kontakti i tij i parë me këtë stadium në të cilin ka ëndërrën e madhe: të mundë Italinë e tij më 9 tetor në orën 20.45.

© shkodrasport.com