“Ringjallet” Oriku. Pasi Bashkia Vlorë miratoi një fond prej 50 milionë lekësh të vjetër për klubin, drejtuesit kanë nisur nga puna për ringritjen e skuadrës. Gjithçka fillon nga pankina, e cila kishte mbetur bosh që prej mbylljes së sezonit të kaluar.

Me rënien në Kategorinë e Dytë, orikasit ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Arlind Rustemi. Tashmë kanë gjetur edhe pasardhësin e tij.

Bëhet fjalë për Sherif Idrizajn, i cili ka qenë edhe zëvendës i Rustemit te Labëria apo Oriku, ndërsa më parë trajner i moshave te Flamurtari.
Ndërkaq në rolin e zëvendëstrajnerit do të jetë Renard Muka.

Debutimi do të jetë të dielën në shtëpi, ku Oriku do të presë Shkumbinin. Skuadra ka ndryshuar katërçipërisht, nga porta në sulm. Pjesa dërrmuese e lojtarëve të sezonit të shkuar u larguan direkt nga skuadra bregdetare dhe sidomos jabanxhinjtë dhe të huajt.