Ish- sulmuesi i njohur Hamdi Salihi ka dhene nje interviste ne prag te ndeshjes Vllaznia- Tirana, skuadra keto me te cilat ka luajtur gjate karrieres se tij dhe ka bere edhe parashikimin per rezultatin e saj. Shkodrani e mendon nje ndeshje shume te luftuar por qe ne fund do te dale ne barazim.

Ne nje prononcim per “Panorama Sport” eshte shprehur: “Për fat të mirë unë do të kem mundësi ta shoh nga stadiumi. Është gjithnjë kënaqësi t’i shohësh nga tribuna këto dy skuadra kur përballen mes tyre. Vllaznia ka shumë potencial dhe fitorja në fazën e parë nuk ishte rastësi. Por nuk mund të themi tani nëse do ta rrëzojë apo jo nga froni.

Rruga është e gjatë, ka edhe ekipe të tjera pretendente. Ajo që mund të them është se Vllaznia ka një ekip të mirë dhe pa diferenca me të tjerët. Varet se sa të fortë do të jenë në këtë rrugëtim, sepse titulli kërkon që të përballosh edhe presionin që vjen vetvetiu kur je pretendent.

Sa i takon parashikimit të rezultatit të kësaj ndeshje, Kam një fiksim që përfundon në barazim 1-1. Ajo qe konstatoj une eshte se mungojne lojtaret- gol ne te gjitha skuadrat shqiptare. Tani nuk të lë njeri që të mbërrish deri te 20 golat në sezon për të ikur jashtë Shqipërisë. Nëse një lojtar jep shkëndijat e para, e marrin direkt klubet e huaja. Shikoni rastin e fundit të Ernest Muçit… Nuk është si në kohën e Vioresin Sinanit, Daniel Xhafajt, Hamdi Salihit apo Migen Memellit…

Ne shënonim nga 20 gola. Sinani shënonte edhe 30, por kur vinte puna që të transferohej jashtë, ai duhej të shkonte të bënte prova. Qoftë edhe kur interesohej një klub i rëndomtë nga Turqia. Sot nuk është kështu. Klubet e huaja marrin informacion të vazhdueshëm dhe kur e shohin një të ri nga Shqipëria që ka talent, e transferojnë menjëherë.

Natyrisht, kjo më pas reflektohet edhe në kampionatin tonë, sepse duke ikur kaq herët lojtarët e talentuar, nuk arrin askush që të shënojë për 3-4 sezone nga 25-30 gola si Xhafaj, Memelli etj. Por ka edhe një problem tjetër për sulmuesit në Shqipëri”.