Supersfida e javës së 4-të të Kategorisë Superiore midis Partizanit dhe Egnatias ka përfunduar në barazim. Sfida e luajtur në stadiumin “Arena Demave”, përfundoi 1-1.
Ishin të zotët e shtëpisë ata që e nisën mirë ndeshjen duke gjetur golin që në minutën e 5-të me anë të Bintsouka. Madje “demat” kishin raste edhe për të dyfishuar shifrat. Por në minutën e 24’ ishte Fernando ai që vendosi ekuilibrat e ndeshjes.
Me anë të një supergoli, braziliani shtangu të gjithë të pranishmit duke i sjellë barazimin Egnatias. Në fundin e pjesës së parë ishte dhe një tjetër episod i rëndësishëm i sfidës. Alban Hoxha priti një 11-metërsh të goditur nga Dëamena duke mbajtur ndeshjen në barazim.
Në pjesën e dytë edhe pse skuadrat kishin raste të mira, disi dukej lodhja dhe ra ritmi i lojës. Skuadrat ndajnë kështu nga 1 pikë. Egnatia shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë, teksa Partizani klasifikohet në vendin e pestë me 5 pikë.
PARTIZANI-EGNATIA 1-1
6′ Bintsuka / 22′ Fernando