Një nga arbitrat më të njohur në Shqipëri është Kridens Meta. Akademia e Arbitrave Shkodër ka vlerësuar maksimalisht Metën, teksa në një story në Instagram shprehen se nuk kanë dyshime se kush është gjyqtari më i mirë në Kategorinë Superiore.

Në shkrim thuhet se 44 vjeçari ka një përformancë të mirë fizike dhe është mirë i vendosur taktikisht në fushë.
“Absolutisht arbitri më i mirë në Shqipëri me një super përformancë fizike.

Ai është i mirë vendosur taktikisht në fushë, respekt” – shkruhet në story. Kujtojmë që ishte pikërisht emri i Kridens Metës që përfundoi në Prokurori pas kallëzimit që Partizani i bëri.

Gjithçka kishte të bënte me faktin se ai nuk i dha penallti të kuqve me 17 mars, në sfidën që kryeqytetasit patën me Laçin për Kupë. Në 3 raste të dyshimta, u pa e arsyeshme që mos të akordohej asnjë 11-metërsh./newsport/