Partizani ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-0 përballë Kukësit, duke i dhënë fund krizës që kishte mbërthyer të kuqtë, për t’u kthyer te sukseset në kampionat.

Shifrat 3-0 kanë dekretuar tre pikë të rëndësishme për të kuqtë, të cilët kapin përsëri për momentin Vllazninë teksa zhytin edhe më shumë verilindorët në fundin e tabelës.

Të kuqtë u shfaqën të pasaktë para portës në rastet që krijuan në pjesën e parë por gjetën shpejt avantazhin në të dytën falë një penalltie të transformuar saktësisht nga Cara. Ishte përsëri ky i fundit i cili dyfishoi shifrat pak minuta më vonë dhe më pas dha asistin për golin e Mehmetit i cili vulosi fitoren 3-0.

Me këtë fitore Partizani i bashkohet Vllaznisë në vendin e dytë në renditje, me të njëjtën kuotë pikësh edhe pse ka një ndeshje më shumë të luajtur se shkodranët. Ndërsa Kukësi sheh të minimizohen edhe më shumë shanset për mbijetesën në elitë.


PARTIZANI-KUKËSI 3-0

55′ (p), 62′ Cara, 73′ Mehmeti