Dinjezatori i arbitrave në FSHF, Sokol Jareci ka folur mbi vështirësinë që përveç futbollistëve, edhe gjyqtarët do të kenë pas kësaj periudhe ndërprerje nga koronavirusi. Në një intervistë për Supersport, Jareci shprehet se ata do të jenë në 80-85% të formës fizike, ndërsa stadiumet e zbrazura nuk do t’i ndihmojnë në vendimet e tyre, pasi sipas tij presioni i stadiumit me tifozë të ndihmosh të marrësh vendimet e duhura.

“U bë kohë që arbitrat po stërviten në kushte të ndryshme. Fillimisht në kushtet e shtëpisë, pastaj duke u liruar zonat e gjelbra bënë stërvitje në natyrë. Përveç Tiranës, sepse ka specifike të veçantë. Përgatitësi i arbitrave u dha një program të veçantë për kushtet e shtëpisë. Arbitrat ndoshta nuk janë në formën fizike optimale, por të paktën janë në 80-85%”.

Mungesa e tifozëve- “Mungon ai presioni i tifozëve, por, shpeshherë, kur shkallët janë bosh nuk ke impenjimet e duhura për të marrë vendimet e sakta. Presioni të bën të marrësh vendime të drejta, por ky nuk është justifikim. Ndoshta në javët e para do të ketë pak vështirësi, por më pas besoj se vendimmarrjet do të jenë më të sakta”.

Protokolli i sigurisë për arbitrat- “Protokolli për arbitrat është më i thjeshtë. Vetëm në momentin e mbërritjes në stadium të gjashtë zyrtarit do të jenë me maska. Nxemja do të jetë pa maska. Ritet do të ndryshojnë, sepse nuk do të ketë dhënie dore etj. Do të hidhet shorti dhe aty do të respektohet protokolli. Maskën do ta ketë gjatë lojës vetëm arbitri i katërt, sepse është shumë i vështirë komunikimi”, u shpreh Jareci. /VipSport/