Pas Dinamos edhe Beselidhjes deshiron ta munde Vllaznine. E para per te treguar vlerat e veta si skuader dhe e dyta, per te forcuar edhe me shume pozitat ne vendin e dyte te tabeles se renditjes. Pjestare te skuadres lezhjane ne prononcimet e tyre shprehen optimist per nje fitroe ndaj kuqebluve.

Keshtu duke folur per “sportekspres.com” mbrojtesi Patrik Fetaj shprehet: “Besëlidhja kishte pretendime për Superioren. Edhe pse nuk e arritëm këtë objektiv, gjatë fazës së tretë ne si skuadër kemi një tjetër objektiv, renditjen në vendin e dytë. Pas fitores me Vllazninë këtë fundjavë, ne e thellojmë distancën me ndjekësit”.

Fitoren ndaj Vllazninë Fetaj e kërkon edhe në respekt të tifozerisë lezhjane, që sipas tij ka qenë mbështetje e madhe në çdo situatë që ka kaluar skuadra në këtë sezon.

“Nuk e nisëm mirë këtë kampionat, por tifozët i kishim pranë në çdo sfidë. Tashmë edhe ata e duan një shpërblim nga ana jonë dhe besoj se vendi i dytë për Besëlidhjen duhet edhe në respekt të tyre”, përfundoi Fetaj deklaratën e tij.