Pas Rudi Vates nje tjeter specialist i futbollit shqiptar ka vene ne qender te kritikave te tij kapitenin e kombetares shqiptare Mergim Mavraj. Në Procesi Sportiv, ai deklaroi: “Mavraj tani është komplet jashtë gjendjes dhe të vjen çudi se si nuk e pranon, se janë djem me moshë të caktuar që kanë kontribut.

Nuk di nëse Shqipëria ka pasur ndonjëherë në histori 5 mbrojtës në Serinë A përveç dy portierëve që i kemi ndër më të mirët. Gjimshiti është ndër 5 më të shpejtët në Serinë A e do luajë në Champions. Veseli ka luajtur dy vite në elitë si titullar, Hysaj ka qenë një ndër më të kërkuarit në Europë, Kumbulla është qendërmbrojtës shumë i ri 19 vjeçar i cili pretendon të luajë në Serinë A. Në aspektin e lojtarëve për të ndërtuar një skuadër të cilat gjithmonë janë të orientuara nga mbrojtja,nuk ka qenë asnjëherë më e kollajtë së ne këtë moment.

Trajneri ka bërë 1000 ndeshje në Serinë A, është e padiskutueshme aftësia e trajnerit. Diskutimi është ndryshe, se e pashë në intervistë, si sillet, në ndërrimet, sa e kishte vuajtur e si e përjetonte humbjen dhe sa e kuptonte. Gjithmonë e më tepër më vjen ideja që ka ardhur koha të jetë një trajner shqiptar që njeh ekipin, një shqiptar.

Momentet e golave tregojnë se si ishim të vendosur, Ndërhyrja e Hysajt ndaj Koman në krahun e majtë ishte e një lojtari që di të mbrohet mirë në krahun e djathtë dhe shumë mirë i dubluar, si ka luajtur me Napolin e në kombëtare, është shumë i fortë në një kundër një në krah. Rejës, i cili është përsëri i mirë, duhet të sulmojmë njohjen, motivimin që ka për të ndjekur skuadrën, nuk e përjetonte humbjen. Nuk them të bëjë hipokritin e të shkrehet në lot, por e pashë të shkëputur. E di si m’u duk mua, sikur një njeri ka parë 3-4 CD të skuadrës, Nga e gjithë skuadra ishte i vendosur në pozicionin e tij Strakosha, Ramadani që për mua mund të mos ishte fare dhe Balaj. Pjesa tjetër janë jashtë pozicioneve të tyre.

Ekipi nuk po kalon moment të mirë, edhe lojtarët individualisht nuk kanë gjendje psikofizike optimale si ishte Shqipëria në 2016, ku lojtarët ishin në gjendje optimale. Nuk është se nuk kemi lojtarë, mund të marrim shumë më tepër dhe të jemi më lart, kjo është pika më e ulët. Mirë që na ndodhi me Francën, por nëse na ndodh edhe më Islandën e njëjta performancën…

Nuk mendoj se kemi shanse për t’u kualifikuar por paraqitja e mirë mund të rifillojë entuziazmin, shpresat, mundësi për të afruar të tjerë për grupin e për të menduar për pozicionim më të mirë. Ky ishte grup më i favorshëm se kualifikueset e 2016, atëherë ishte më e vështirë por çdo gjë ka lidhje me gjendjen aktuale.

Ekipi përveç hesapeve, ka edhe trajnerin që nuk e njeh,. Deri para një viti kam qenë kundër, por një trajner shqopta nuk mund të bënte më keq se kaq. Ka trajnerë në Superligë, me kosto më të ulët e më stad të rëndësishëm. Bëhet investim por më duket se po veprojë në mënyrë të gabuar”, tha Jupi. /vipsport/