Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Sport Neës Plus” në Neës 24, ka qenë i ftuar përmes lidhjes skype edhe presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi. Por gjatë bisedës së tij, kanë ndërhyrë edhe të ftuarit në studio dhe njëri prej tyre ka qenë edhe Saimir Patushi, ish- futbollisti i Vllaznisë 20 vite më parë kur kjo skuadër do të shpallej kampione.

“Vllaznia nuk duhet ta lërë ndeshjen për minutën e 93-të dhe të pretendojë ta fitojë ndeshjen me një 11-metërsh. Po ta shikosh ndeshjen, ta dominosh atë kundërshtar, vjen pas një ndeshje shumë të mirë me Tiranën.

Prandaj unë mendoj se fajin më të madh e ka skuadra që nuk arriti ta zgjidhë ndeshjen si duhet sesa arbitri që nuk dha një 11-metërsh në fund.

Tek ai rast është meritë e Çobës që veproi në atë mënyrë dhe e mori atë 11-metërsh që në fakt nuk iu dha nga arbitri. Ky lojtar meriton shumë më tepër vëmendje, por duket se Brdariç është shumë i dashuruar me sulmuesin- pykë që ka sjellë vetë.

Mendoj se duhet të ktheni sytë më shumë tek futbolli shqiptar apo më mirë të them tek Akademia sepse nëse ndodh kjo, unë them se ajo i ka lojtarët e duhur jo për të qenë pretendente kryesore, por për të synuar edhe më shumë”- është shprehur Patushi gjatë komunikimit me Xhaferin./SHKODRA-SPORT.COM/