Partizani-Vllaznia është supersfida e kësaj jave të Abissnet Superiore. Së fundmi, nga një vëzhgim i “Shkodra Sport”, kjo përballje i gjen skuadrat me një baraspeshë në pesë ndeshjet e fundit.

Kështu, në pesë përballjet e fundit, shkodranët kanë arritur të marrin një triumf, teksa e njëjta gjë vlen edhe për Partizanin. Tre ndeshjet e tjera kanë përfunduar që të gjitha në barazime, 1-1 ose edhe 0-0.

Megjithatë, pavarësisht statistikave që mbeten gjithmonë në letër, Vllaznia vjen në përballjen e parë të vitit ndaj Partizanit me synimin e vetëm për fitore. Ndërkohë, më poshtë mund të lexoni edhe bilancin e Vllaznisë në pesë ndeshjet e fundit ndaj Partizanit. /Maringlen ZHIVANI/

07.10.2022 / Vllaznia-Partizani 1-2

23.04.2022 / Vllaznia-Partizani 0-0

19.02.2022 / Partizani-Vllaznia 1-1

08.12.2021 / Vllaznia-Partizani 1-0

26.09.2021 / Partizani-Vllaznia 1-1

Bilanci: Një fitore Vllaznia, një fitore Partizani dhe tre barazime