Kukësi luan sot ndaj Laçit ndeshjen e parë për fazën e tretë. Verilindorët kanë vendosur që ndeshjet e tyre si ekipi pritës, t’i luajnë të gjitha në Kamëz duke qenë se stadiumi ‘Zeqir Ymeri’ ende nuk ka nisur nga puna për restaurimin.

Takimi mes Kukësit dhe Laçit, i është besuar gjyqtarit nga Lezha, Eldorjan Hamiti i cili sezonin e kaluar, ka qenë jo pak i kontestuar për ndeshjet e Kukësit. Ai kishte gjykuar katër herë radhazi ndeshjen mes Kukësit dhe Flamurtarit duke u shpallur i padëshiruar në Vlorë.

Ndërkohë, ndihmësit e Hamitit do të jenë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha. Gjyqtar i katërt i këtij takimi, është caktuar të jetë Indrit Myrtja. Ketij te fundit ne fakt ka kohe qe nuk i eshte dhene nje ndeshje si kryesor, ndonese konsiderohet si nje nga arbitrat e rinj me me perspektive.

Kukësi nmga ky takim synon që trë ngjitet sërish pas Partizanit, ndërkohë që të besuarit e Prengës, shohin nga Europa dhe nuk duhet të gabojnë./vipsport/