Pele është kujtuar në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta. Statuja e Krishtit që ndodhet në Rio de Zhaneiro është veshur me fanelën e njërit prej ikonave të sportit botëror, i cili u shua më 29 Dhjetorin e vitit të kaluar pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Për miliona brazilianë, Edson Arantes do Nascimento është një thesar kombëtar dhe për këtë ishin të shumtë ata të cilët vizituan varrin e tij. Mazoleumi ndodhet në qytetin e Santosit jo shumë larg stadiumit ku Pele luajti për gati 20 vite.

FIFA publikoi një foto të O Rei, ku shfaqej viti i lindjes dhe mbishkrimi “Pele përgjithmonë”. Në karrierën e tij të papërsëritshme, ai shënoi 1281 gola dhe u shpall 3 herë kampion i Botës me Brazilin.