Unë quhem Ornela Lleshi, jam 17 vjeçe dhe jetoj në Laç-Vau-Dejës. Pasioni dhe pëlqimi im për sportin në përgjithësi ka lindur që në fëmijërinë time, kur jetoja në Greqi dhe merrja pjesë në aktivitete të ndryshme sportive që organizoheshin si gara vrapimi,not,futboll,volejboll etj,nga te cilat kam fituar medalje te ndryshme.

Në moshën 12 vjeçare u ktheva të jetoj në Shqipëri dhe u shkëputa paksa nga sportet pasi vendi ku jetoj nuk ta jepte mundësinë e zhvillimit të tyre. 2 vite më vonë, në shkollë po hapej me shpejtësi lajmi se do zhvillohej stervitje futbolli edhe për vajza, në kalçeton e qytezës sonë.

U gëzova shumë dhe u zotova ta ndjek këtë rrugë. Fillimisht familja nuk ishte dakort, duke ditur mentalitetin e vendit dhe idenë se futbolli nuk është një sport për femra, por unë nuk hoqa dorë .Gjithqka nisi kur isha nje vajzë e thjeshtë por me ëndrra në vetvete. Këmbëngula dhe ja arrita ta bind familjen që të ndjek stërvitjen, që më bëri pjesë të “familjes” Juban-Danja, kapitene te akademise U13, lojtare e kombetares Shqipetare U17 dhe U19 …

Sot jam pjesë e futbollit dhe futbolli është pjesë e imja. E dua atë, dua edhe ekipin tim, me të cilin ndajmë shumë momente të paharrueshme. Ndoshta do vijë dita që do më duhet të shkëputem nga ky rrugëtim, por Juban-Danja dhe futbolli do jenë gjithmonë ana ime më e mirë.

Këshilla qe mund te jap per vajzat e tjera shqiptare eshte qe:”Luftoni me mish e me shpirt per ate qe deshironi,pa marrë parasysh asgjë qe te tjeret mund te thone per ju..Mos hezitoni,por kembengulni qe ëndrrat tuaja ti beni realitet”.