Ditën e djeshme në Podgoricë është zhvilluar edicioni i rradhës i turneut ndërkombëtar të moshave në xhudo.

“Mladosti Open Cup 2018” ka shënuar një pjesmarrje të madhe sportistësh nga shumë vende të Rajonit.

Ndër to kanë qenë edhe xhudistët e “Albania Judo Kodokan”. Nën drejtimin e trajnerëve Aurora Shkoza, Angjelin Deda e Luigj Shkoza, ata kanë bërë një paraqitje të mirë duke marrë edhe pesë medalje.

Figurën më të mirë do ta bënin xhudistet Krista dhe Kasandra Kovaçi të cilat kanë zënë vendin e parë duke merituar medaljet e arta në peshat e tyre.

Ndërkohë tre sportiste të tjera kanë zënë vende të dyta dhe kanë marrë medalje të argjendta. Bëhet fjalë Sara Dini, Griselda Gjergji dhe Kleidisa Gjergji.

Në këtë turne kanë marrë pjesë edhe katër sportistë të tjerë dhe pikërisht Mariza Kolndrekaj, Angelo Kolndrekaj, Bruno Marleci, Angelo Hasani, të cilët ndonëse nuk janë futur në zonën e medaljeve, kanë bërë paraqitje shumë të mira.
© shkodrasport.com