Ish- kampioni i mundjes per Vllaznine, tashme deputet i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj është i shtruar në spital, pasi një ditë më parë pësoi ishemi cerebrale.

Në një foto të publikuar nga disa media, deputeti duket në gjendje të mirë, këtë e tregon edhe gjesti i tij më dorën ngritur duke përshëndetur ata që u shqetësuan për shëndetin e tij.

Mjekët e QSUT thanë se deputeti është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht vështirësive që kaloi gjatë orëve të fundit.

Lajmin për gjendjen shëndetësore të Stërkajt e dha vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë lutej që deputeti Stërkaj ta përballonte si kampion këtë provë të vështirë pas kësaj befasie shëndetësore.