Ndeshja e luajtur dje ne “Niko Dovana” te Durresit ne mes Teutes dhe Vllaznise (1-1), ka patur edhe ajo disa momente pikante, te cilat jane evidentuar nga “Panorama Sport”.
* Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli, e ndoqi ndeshjen në tribunën VIP nën shoqërinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe presidentit të Vllaznisë së femrave, Lazër Matia.
* Para ndeshjes, ish-kapiteni i bluve, Renato Arapi, erdhi të takojë miqtë e tij dhe disa nga lojtarët, duke u uruar fat.
* I pranishëm në këtë ndeshje ishte dhe presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, i cili ndoqi sfidën deri në fund.
* Përpara ndeshjes trajneri Martini mori çmimin si trajneri i muajit, por ai nuk i kurseu batuat. “Mirë që ky muaj kishte 28 ditë, se të kishte 31 ditë, do ta merrte Brdariç”. Kjo batutë i referohet faktit që në vitin kur Teuta u shpall kampione, trajneri më i mirë u shpall ish tekniku gjermano-kroat i Vllaznisë.
* Ish-trajneri kampion i Teutës, Haxhi Ballgjini, ishte në stadium, ku i dorëzoi çmimin e akorduar nga “Oversport”, Martinit, dhe bisedoi pak momente edhe me trajnerin Josa.
* Para startit të sfidës, futbollistë të të dyja kampeve kërkojnë ndihmën e Zotit për pak më shumë fat gjatë 90 minutave.
* Trajneri Martini në pjesën e parë i kërkon Lorenco Vilës të jetë më agresiv në sulm. “Ngjitu lart Lorenco, presion aty. Hajde profe, shumë mirë”, dëgjohet trajneri shkodran.
* Trajneri Josa është i nervozuar me gjykimin dhe këtë ndeshje doli nga vetja e tij: “Ça bëni mo”, i drejtohet arbitrit të katërt, por më pas ndëshkohet me karton të verdhë.
* Tifozët e Vllaznisë në tribunë nuk ndalen dukë bërë batuta. Në një moment ata këndojnë “La la e la la, flokët e gjata ti s’mi do, la la e le le për tullacin ti më le”, duke shkaktuar të qeshura e ilaritet në stadium.