A duhet të kthehet futbolli në vendin tonë apo jo? Çfarë masash duhet të merren dhe a janë të nevojshme tamponat për të cilat kampionatet në vende të tjera po shpenzojnë miliona euro?

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero jep mendimet e tij edhe rreth kësaj reme që ka mbajtur peng komunitetin e këtij sporti, ndërsa për RTSH ka shpejguar edhe atë që mendon rreth sportve të tjera, sidomos të lojërave me dorë të cilat sipas tij për momentin është e pamundur që të kthehen pasi kanë rrezikshmëri të lartë.

Lidhja me sportin – “Nuk kam lidhje të drejtpërdrejtë me sportin, por kam mbi 20 vite që vrapoj, çdo ditë të paktën 8-9 kilometra. Edhe gjatë epidemisë gjej kohën e nevojshme për ta ushtruar brenda normave dhe rregullave të vendosura nga qeveria”.

A mund të kthehen aktivitetet futbollistike në vend – “Pyetje e vështirë të përgjigjem drejtpërdrejt. Mund të jap konsiderata por është përgjegjësi e një grupi specialistësh, epidemiologë që merren me trajtimin e lehtësimit të masave. Në përgjithësi do të thosha se nëse në stërvitje kemi mundësi që të respektojmë disa masa të distancimit fizik, apo kujdesin personal të larjes së duarve, higjenës e dezinfektimit, mund të realizohet e mund të ruhet e respektohen normat që minimizojnë mundësinë e transmetimit të virusit, kur vjen puna te aktiviteti sportiv, te ndeshja, duket e vështirë për ta realizuar”.

Cilat masa duhen marrë për të kthyer futbollin në stadiume – “Të gjitha masat që mund të merren, veçanërisht ajo e tamponëve, ekzaminimeve e me radhë, asnjëherë nuk garanton 100% se bëre tamponin e je i sigurt. Unë do të thosha që mund të lejohen e stërviten, por edhe ndeshjet nëse mund të shikojmë nëse mund të reduktohet kohëzgjatja, nuk di nëse reduktohet stafi shoqërues, nuk e di a duhet bërë me apo pa tifozë, nuk di si janë kushtet në stadiume për t’u larë e shpëlarë, për t’u dizinfektuar. Janë një sërë masash që duhen marrë për të dhënë një vendim”.

A duhen izoluar futbollistët – “Një subjekt me moshë të re e i stërvitur mund të infektohet e sëmuret, por edhe të tjerët. Nëse ka prindër në shtëpi, më duket e paarsyeshme të bashkëjetojë me ta. Nëse do të lejohet kthimi në fushë, duhet medoemos në kushtet e shtëpisë ta cilësojë veten të infektuar dhe veçanërisht më të rriturit të respektojnë rregullat e distancimit social në shtëpi”.

Lojërat më dorë – “Nuk do të isha dakord që sportet që realizohen të ambiente të mbyllura të hapen. Tjetër gjë është futbolli në të hapur dhe tjetër në të mbyllur, për më tepër ku hyn dora, djersa, sytë të eksozuara. Nuk do të isha dakord”. /vipsport/