Kuqeblute kane zhvilluar paraditen e sotme seancen stervitore te rradhes ne te cilen mesohet se kane qene te pranishem te gjithe futbollistet. Neser do te kete edhe nje seance te fundit para se ekipi te grumbullohet ne pragndeshjen me Kastriotin.

Trajneri Plori ka punuar edhe pak minuta ne aspektin taktik me skuadren. Ai ka provuar disa vendosje, por edhe lojtare te ndryshem, çka do te thote se ende nuk e ka ndare mendjen se si do te luaje ndaj krutaneve.

Dilema kryesore e tij eshte nese do te luaje me tre apo me kater mbrojtes, pra skemat me te mundshme jane ato 4-2-3-1 me te cilen luajti te enjten ndaj Partizanit, apo me 3-4-3.

Kjo duket se ka pak rendesi. Ajo qe po kerkon stafi eshte qe t’i karikoje futbollistet per te dhene me te miren ne fushen e lojes. Vllaznia per momentin nuk ka siguruar asnje nga objektivat e saj dhe per kete arsye, fokusi i rradhes eshte tashme kampionati.

Vendi i trete eshte vetem dy pike larg nese fitohet me Kastriotin te henen dhe prandaj per Vllaznine nuk ka me asnje justifikim./SHKODRA-SPORT.COM/