Një lajmi i keq vjen nga Holanda, teksa mbrojtësi i Ajaksit, Dalei Blind ka shfaqur probleme me zemrën dhe e ka të pamundur të vazhdojë futbollin momentalisht.Riddles-about-quotsickquot-Daley-Blind.img

Pas ndeshjes me Valencian në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi holandez kishte shfaqur një problem dhe pas ekzaminimeve mjekësore, është diagnostikuar me inflamacion të muskujve të zemrës.

Një lajm ky shumë i keq për Ajaksin, pasi Blind po tregonte një formë të shkëlqyer sezonin e kaluar dhe këtë sezon. ANP-403159242-756x422

Nëpërmjet faqes zyrtare klubi holandez ka njoftuar se lojtari ka ndalur futbollin momentalisht, dhe nuk do të udhëtojë drejt Katarit për fazën përgatitore në janar, pasi do të qëndrojë në Amsterdam për tu rikuperuar./panorama-sport/