Pogradeci i Samuel Nikajt nuk ia ka dale dot te arrije objektivin sezonal, ngjitjen ne kategorine e pare teksa eshte mundur pasditen esotme ne ndeshjen play-off ndaj Burrelit me rezultatin 1-2.

Ishin Pogradecarët ata që kaluan të parët nëavantazh duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-0. Kjo epërsi e liqenorëve zgjati vetëm pak në fragmentin e dytë pasi Burreli arriti të barazonte nga pika e bardhë.

Matjanët ishin më kërkues dhe në minutën e 70-të arritën të gjenin edhe golin e dytë me anë të Kosta duke mbajtur rezultatin e pa ndryshuar deri në fund.

Kjo fitore e mbanë ekipin e Burrelit në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm, ndërsa Pogradeci do vazhdojë të militojë në të dytën.

Burreli (4-4-2): Çili; Hasa, Dedgjonaj, Marcos, Kastrati; Osikel, Stana, Koleci, Silva; Kurbneshi, Farruku. Trajner: Dorjan Bubeqi

Pogradeci (4-4-2): Baçi; Rapo, Hysenllari, Pura, Cirkovic; Shyti, Zefi, Berberi, Shkulaku; Topllari, Ivani. Trajner: Samuel Nikaj