Vllaznia U21 eshte shpallur sot kampione e Shqiperise per sezonin 2022-23. Titullin kampion ne fakt kishte dy jave qe e kishte siguruar dhe kjo ka bere qe ndeshja e sotme, e fundit e kampionatit, ajo ndaj Tiranes qe ishte planifikuar te luhej ne kryeqytet, me mirekuptimin e te dy ekipeve te luhej ne Shkoder.

Kuqeblute e kane fituar kete ndeshje te fundit me rezultatin 2-1, fale golave te shenuar nga Dulaj dhe Pjeshka. Ne fund te ndeshjes nderkohe eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te medaljeve dhe e kupes.

Ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit ka qene Agim Medja, ai qe i ka shperndare ato dhe kuptohet qe momenti me emocionuar ka qene ai i dorezimit te kupes ne duart e kapitenit Egzon Shimaj.

Kaq ka mjaftuar qe ne stadiumin “Loro Boriçi” te shpertheje festa. Nje titull mese i merituar i ketij ekipi qe ndonese nuk e nisi mire kampionatin, ne fazen e dyte dhe te trete ka rikuperuar gjithçka duke qene kampione e padiskutueshme e ketij sezoni.

Nje sukses mese i merituar, ardhur fale punes se shkelqyer te te gjithe futbollisteve dhe ne veçanti i trajnerit Elvis Plori qe tregoi edhe njehere tjeter vlerat e tij duke merituar nje tjeter trofe./SHKODRA-SPORT.COM/