Pogradeci i trajnerit shkodran Samuel Nikaj ka marrë fitoren e rradhës në Kategorinë e Dytë, teksa ka mposhtur kundërshtarin e kësaj jave, Shkumbinin, me rezultatin 4-1. Me këtë fitore, ky ekip vijon të jetë në krye të renditjes në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri i njohur shkodran Samuel Nikaj, e ka nisur furishëm takimin dhe pas tre golave të shpejtë, e mbyll pjesën e parë në epërsi, pikërisht me rezultatin 3-1.

Megjithatë, vendasit nuk e ndalën vrullin e tyre këtu dhe shënojnë edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, duke bërë që rezultati të shkojë në 4-1. Ndeshja nuk do të kishte më histori dhe gjithçka do të mbyllej me këto shifra.

Kështu, ata morën edhe fitoren e shtatë në tetë ndeshje, teksa prej tyre gjashtë fitore janë rradhazi. Këto janë shifrat magjike që ka arritur trajneri shkodran Samuel Nikaj me të marrë drejtimin e Pogradecit.

20-gola të shënuar dhe vetëm pesë të pësuar janë shifra që do t’i kishte lakmi çdo trajner tjetër, për më tepër që ka grumbulluar 22-pikë dhe nëse kampionati do të mbyllej këtu, atëherë Pogradeci do të ngjitej në Kategorinë e Parë, si kryesuese e renditjes.

Ekipi i Samuel Nikajt, së bashku edhe me Elbasanin, janë të vetmet skuadra pa humbje në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
Maringlen ZHIVANI