Stadiumi i Rrogozhinës ka ndryshuar emër dhe nuk do të quhet më “Arena Egnatia”. Në hyrje të stadiumit shkruhet “Demrozi Stadium”, mbiemri i presidentit që investon te Egnatia.

Zyrtarisht nga klubi nuk asnjë njoftim, po ky ndryshim në emërtim në hyrje të stadiumit duket tashmë si fakt i kryer. Kete gje do ta shikoni edhe ne foton e meposhtme.

Nje ndryshim i tille i emrit sigurisht qe i ka ndare sportdashesit ne dy kampe. Ne njerin jane ata qe duken kunder vendosjes se nje emri te tille sepse ne fund te fundit, stadiumi eshte i gjithe qytetit.

Por nga ana tjeter, te shumte jane ata qe mendojne se njeriu qe investuar per ta ndertuar kete stadium, ka te drejte te beje çfare te doje me te, qofte edhe t’i ndryshoje emrin.