Teuta dhe Vllaznia janë ndalur në një barazim 1-1 në “Niko Dovana”, në sfidën e javës së 24-të të Superiores.

Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14’ me Esat Malën. Gjithsesi durrsakët reaguan në mënyrën më të mirë, duke rivendosur baraspeshën në minutën e 30’ me Sherif Kallakun, pas një aksioni model.

Rastet nga vendasit nuk munguan, por finalizimi nuk erdhi. Gjithashtu pati dhe pretendime për penallti pas një prekje të topit me dorë nga Gurishta, por VAR-i akordoi më parë një faull në zonë.

Të dyja skuadrat nuk gëzohen me këtë rezultat, me Teutën që qëndron në vendin e 6-ë me 32 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e 4-t me 36 pikë.

REZULTATI:

TEUTA 1-1 VLLAZNIA

Kallaku 30′ / Mala 14′