Në orën 17:30 Premier League mban “frymën” në derbin që do të luhet mes Manchester City dhe Manchester United, takim i cili do të jetë shumë i luftuar mes skuadrave të manchesterit.

Ky derbi është i vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit anglez, i cili do të luhet në “Etihad Stadium”.

Për këtë superderbi janë bërë të ditur edhe 11-të “luftëtarët” e mundshëm që mund të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar mes tyre sfidën me të zjarrtë të Premier Leagues.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, De Bruyne, Rodri, Bernardo, Mahrez, Jesus, Foden.

Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Maguire, Varane, Shaw, McTominay, Fred, Sancho, Fernandes, Rashford, Ronaldo.