Suksesi i fundit i arritur ne Beograd ku mori nje tjeter medalje te arte, e katerta ne vetem pak kohe gjate ketij viti dhe Izmir Smajlaj ndjehet mire per keto çfare ka arritur por ka pretendime edhe me shume per garat e ardhshme gjate ketij viti.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel mbremjen e se henes teksa ka folur per kete sukses por ka zbuluar edhe disa gjera te tjera interesante.

“E parandjeja se do te kisha sukses edhe ne Beograd. Kjo eshte hera e trete qe bej gare ne kete qytet dhe ne te tre rastet kam dal i pari duke merituar medaljen e arte. Eshte nje piste qe me sjelle fat. Keto suksese ne fakt kane ardhur fale punes se bere gjate gjithe kesaj kohe me trajnerin tim Gjergj Ruli, por edhe me trajnerin tjeter Vildan Tufi.

Une kam bere nje marreveshje me trajnerin Vildan Tufi dhe kemi rene dakord qe une te stervitem me te tre here ne jave ne Shkoder. Ai eshte nje trajner i madh dhe sukseset e mia padyshim qe jane edhe frut i punes se tij.

Me 5 maj do te inagurohet nje piste kercimesh e re ne Tirane dhe me kete rast do te zhvillohet nje miting nderkombetar atletike dhe une kam objektiv qe pikerisht kete dite te thyej rekordin tim te gares ne kercim se gjati.

Perveç ketij objektivi dhe aktiviteti, kam edhe objektiva te tjera dhe endrra ime eshte qe te shkoje sivjet ne Olimpiade me norme dhe jo me ftese. Besoj se nisur nga forma sportive qe po kaloj, do ta kape normen 8.22 metra dhe do te shkoje me norme ne kete aktivitet qe eshte kulmi i pjesmarrjes per çdo sportist”- ka thene Smajlaj.

“Ne Shkoder pasioni i mban sportistet sepse po te jete per anen financiare, do te largoheshin menjehere. Ka kampione kombetare qe paguhen 150 mije leke te vjetra ne muaj, diçka absurde kjo, por e thashe, pasionin i mban ne sport”- ka thene ne fund te prononcimit te tij Smajlaj.
www.shkodrasport.com