Numri i femrave qe merren me futboll ne Shkoder e Shqiperi po shtohet çdo dite e me shume, por diçka pozitive eshte edhe rritja e numrit te femrave tashme si trajnere. Njera prej tyre eshte Paula Jaku, futbollistja- trajnere e “Juban Danjes”.

Ajo ka qene e ftuar ne emisionin “Star Sport” mbremjen e se henes ne “Star Plus” dhe e pyetur ne lidhje me kete çeshtje dhe a ndjen veshtiresi per t’i bere te dyja njekohesisht, eshte shprehur:

“Po i bej me shume deshire te dyja sepse futbolli eshte pasioni im i madh. Kam nisur edhe rrugen e trajnimit sepse me pelqen te punoj me vajzat e vogla dhe ne fakt, eshte pak e veshtire t’i besh te dyja, per me teper qe jam edhe studente ne Fakultetin e Edukimit Fizik, megjithate fale edhe mbeshtetjes qe me ka dhene trajnerja tjeter me te cilen punoj me vajzat e vogla, pikerisht Loreta Jaku, ia kemi dale t’i kordinojme gjerat dhe kemi vijuar perpara”.

Nderkohe e pyetur ne lidhje me objektivat e ekipit te pare te “Juban Danjes” per kete sezon, Paula Jaku ka thene se me shume sesa pretendime te ekipit, synimi eshte rritja e punes me ekipet e moshave.

“Objektivi i Juban Danjes per vazhdimesine eshte qe te rrise punen tek Akademia. Kemi disa vajza te talentuara te cilat e kane nisur me shume deshire futbollin dhe madje disa prej tyre tashme jane bere edhe pjese e ekipit te pare. Nuk eshte e lehte te bindesh vajzat qe te merren me futboll sepse ka ende paragjykimi, por deri tani ia kemi dale mire.

Ka nje numer te konsiderueshem vajzash qe jane bere pjese e Akademise tone dhe tashme ato po bejne perpara dhe shembulli me i mire eshte Matilda Tanushi e cila pak kohe me pare mori pjese edhe me kombetaren U16 te Shqiperise dhe kontribuoi per arritjen e tre fitoreve dhe u vleresua si lojtarja me e mire ne keto takime per kombetaren tone”-ka thene Jaku.
www.shkodrasport.com