Orges Shehi ka zhvilluar ditën e djeshme stërvitjen e parë si trajner i Kukësit. Ish tekniku i Skënderbeut nuk ka kohën e duhur në dispozicion për të përgatitur debutimin e tij me verilindorët, pasi ditën e nesërme në orën 17:00 do t’i duhet të përballet me Vllazninë.

Gjatë prezantimit me ekipin Shehi ka sjell atmosferë në grupin e lojtarëve dhe situata dukej e ç’tensionuar. Megjithatë sfida ndaj Vllaznisë nuk do të jetë e lehtë për Shehin, i cili duhet të projektoj formacionin e tij të parë, pa tre futbollist kryesor.

Dy të parët të cilët janë mungesa të sigurta janë Rroca e Et’hemi të cilët mungojnë për shkak kartonash.

Listës së mungesave me shumë mundësi i shtohet edhe Besar Musolli, i cili ditën e djeshme është parë komplet i fashuar në pjesën e majtë të fytyrës.

Pavaresisht mungesave, eshte e qarte se objektivi i Kukesit ndaj Vllaznise eshte vetem fitorja sepse nuk i falet asnje gabim tjeter qe mund t’i kushtoje objektivin kesaj skuadre, por pse jo edhe pankinen Shehit.