“Vllaznia ka humbur një betejë por jo luftën”. Kështu mund të konsiderohet ajo çfarë kampionia e Shqipërisë në futboll për femra pretendon të bëjë në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të Europës ndaj danezeve të Fortunës.

Kjo e fundit fitoi 1-0 javën e kaluar në “Loro Boriçi” duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikim. Megjithatë në kampin shkodran ka besim se ëndrra e kualifikimit ende nuk është mbyllur. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për “Shkodra Sport” presidenti i këtij ekipi Lazer Matija kur shprehet:

“Ekipi vazhdon intensivisht stërvitjen për ndeshjen e dytë që do luhet me datën 25 në Danimarkë. Normalisht dy ditët e para ekipi kishte një mërzi të brendëshm, sepse normalisht u priste që mos ta humbiste këtë ndeshje. Realisht mund të themi dhe me gojën plot se ekipi nuk e meritonte këtë humbje, por ishte një rast flagrant që e ndau ndeshjen, një penallti që mendoj që po ta shohësh ndeshjen në tërësi, ekipi ka dhënë shenja të mira, ka prodhuar lojë në momente të veçanta.

Prandaj, asgjë nuk ka përfunduar, sepse një rezultat në Shkodër para publikut tonë, normalisht duke ditur që ekipi jonë kishte ndeshjen e parë të këtij niveli në qytetin e Shkodrës përballë tifozave, kishte pak presion. Unë mendoj që ndeshja e kthimit do jetë ndryshe ,sepse ne e kemi studiar edhe ndeshjen dhe i kemi parë ato ose duke njohur më mirë ekipin kundërshtar direkt, sepse ekipi kundërshtar nuk ka qënë i njohur nga ana jonë , sepse nuk kemi patur mundësi të themi, këtë ekip në kampionat, ose edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

E kundërta ka qënë me ekipin e Danimarkës, i cili i ka patur të tria ndëshjet tona të CHAMPIONS-it të futura në Youtube. I ka ndjekur, i ka parë, i ka verifikuar në detaje, prandaj ndeshja e kthimit duke patur parasysh edhe ç’ka dhënë ekipi, dëshirën e disa vajzave, rritjen e disa vajzave të ardhura vetëm para ndeshjes së parë, mendoj që ekipi ka diçka më shumë për të dhënë në Danimarkë dhe ne do shkojmë me objektiva të qarta për të tentuar kulifikimin”.

I pyetur se ku e bazon gjithë këtë optimizëm, presidenti Matija shton: “Optimizmi normalisht bazohet tek përbërja e ekipit, të puna që është bërë me këtë ekip, sepse ky ekip ka kaluar tre skuadra të tjera në grup në CHAMPIONS LEAGUE. Ka qënë një grup me ekipe rivalë, me ekipe që kanë rivalizuar të tërë për të kaluar grupin .

Mendoj që ka qënë një grup i vështirë, dukë ditur rezultatet, lojën që ka prodhuar ky ekip ndeshejn e parë në qytetin tonë ku ekipi tregoi vlera. Mendoj që rritja e disa lojtareve që kanë ardhur në momentet e fundit pranë ekipit tonë sidomos në aspektin taktik na japintë drejtën të besojmë te ky ekip dhe dëshira e vajzave është që të japin maksimumin dhe të pretendojnnë kualifikimin megjithëse dukë ditur një rezultat humbës 1-0 ketu në qytetin e Shkodrës mendoj që e vështirëson më tepër kualifikimin, por asnjë gjë nuk është e paarritshme në futboll.

Nëse besojmë, nëse japim maksimumin mendoj që nuk do të ketë presion sepse ekipi nuk ka ç’të humbë më nëse në Shkodër kemi pretenduar që të mbrohemi dhe të godasim në kundërsulm, ndërsa në Danimarkë ekipi muk ka ç’të humbë sepse do shkojë me qellimin qëtë përmbysë rezultatin.”
© shkodrasport.com