Fitorja e sotme e Vllaznise 1-0 ne Burrel ka qene e rendesishme sepse thuajse i ka siguruar kualifikimin asaj per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise.

Ky sukses ka ardhur fale golit te shenuar nga sulmuesi brazilian Wenderson ne minuten e 25-te te ndeshjes. Por duhet thene se ka qene nje gol aksidental qe rralle mund te ndodhe te shenohet.

Shkodranet paten shume mundesi shenimi por lojtaret e saj te sulmit i shperdoruan ato dhe vjen nje moment kur ndeshja zgjidhet nga nje gol i tille.

Topi i goditur nga goditja e denimit nga kapiteni Bardulla, ka shkuar ne kembet e brazilianit Wenderson qe ne kend disi te veshtire dhe ne nje pozicion jo te favorshem, e ka goditur lehte ate me nje forme parabole.

Portieri i Burrelit ka menduar ndodhta se topi do te kalonte mbi traverse por çuditerisht ka perfunduar ne rrjete. Videoja e ketij goli e tregon me se miri kete gje dhe ju ftojme ta ndiqni me poshte: