Ne 15 ndeshjet e sotme te vlefshme per turin e pare te Kupes se Shqiperise, perveç fitoreve te Vllaznise dhe Veleçikut, ka patur edhe futbolliste shkodrane qe kane rene ne sy me golat e shenuar per ekipet e tyre.

Keshtu, Erald Çinari ka kontribuar ne fitoren 3-0 te Partizanit ndaj Vores duke shenuar golin e trete per te kuqte. Nga ana tjeter, ka shenuar gol edhe Uendi Vecaj ne fitoren 2-0 te Teutes ndaj Terbunit, pikerisht golin e dyte.

Por ne fakt golin me te rendesishem nga futbollistet shkodrane qe luajne me ekipet e tjera, e ka shenuar pikerisht mesfushori Uheid Hoxha i cili ka shenuar ne minuten e 66-te golin e vetem per Besen qe kesisoj fitoi 1-0 ndaj Egnatias.

Padyshim qe goli i Hoxhes merr me shume vlere nga gjithe te tjeret sepse kemi te bejme me nje futbollist 19 vjeçar i cili kete sezon ka lene Vllaznine dhe i eshte bashkuar ekipit te Beses se Kavajes me te cilen kerkon te behet protagonist dhe goli i sotem, padyshim qe do ta ndihmoje per vazhdimesine.

Ne skuadra te tjera kane luajtur edhe te tjere futbolliste shkodrane por sot u ndalem tek ata qe kane shenuar duke kontribuar edhe ne fitoret e ekipeve te tyre.
www.shkodrasport.com