Duket se Amir Rrahmani do të bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke kaluar te Napoli gjatë verës së ardhshme.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, i cili luan te Verona, pritet që shumë shpejt të kalojë vizitat mjekësore te klubi “partenopei”.

“Tuttohellasverona.it” raporton se Napoli ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin dhe pritet që marrëveshja të mbyllet së shpejti. Ai me shumë mundësi do të mbetet te Verona dhe në verë do tranferohet te Napoli.

Kristiano Xhiuntoli këto ditë është duke punuar për marrëveshjen e Rrahmanit, por raportohet se Napoli do të firmosë edhe me Amrabat, lojtar tjetër që shkëlqen në radhët e Veronës.

Klubi i Napolit pritet të bëjë një ofertë rreth 30 milionë euro për këtë goditje dyshe, të merkatos së janarit.