Qipriotët “e dinin” që ndeshja e kthimit në Shkodër mes Vllaznisw dhe AEL Limasol do të përfundonte me rezultatin 1-0.

Portali vendës “kerkida.net” në një sondazh të bërë me tifozët gjatë ditëve të fundit, në bazë të “votimit” të tifozëve, kishte dalë në përfundimin se ndeshja në “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë do të mbyllej me rezultatin 0-1, sërish me fitoren e AEL Limasolit.

Madje patën edhe guximin ta publikonin në faqen e tyre sot që në orën 11:00 duke bërë thirrje që të besonin tek fitorja 1-0 me rezultat të saktë.

Duhet të kenë qenë vërtetë fatlumë tifozët që ndoshta mund të kenë vendosur edhe ndonjë skedinë me rezultatin fiks, sipas asaj që ka parashikuar media qipriote.