Ish-futbollisti dhe kapiteni i Tiranës, Elvis Sina, mendon se shfaqjet e fundit me pushtimet e fushës nga tifozët për të dhunuar zyrtarë apo në rastin e kësaj jave, fotografin e Flamurtarit, mund të evitohen lehtësisht në ët ardhmen.

I ftuar në “Rubrika Sportive”, ai ka treguar “zgjidhjen” e tij.“Personat që hyjnë në fushë në gjëra të tilla, duhen bërë shembull me burg me afat të gjatë e nuk ka shanse pastaj të ndodhë më.

Është e sigurt se nuk ka njeri që e provon këtë përsëri, jo në këto kushte. Më bën përshtypje që kishte debat të gjatë dhe stjuardët nuk ndërhynë për të evituar ngjarje të tilla”, tha Sina,

Ai mendon se derbi do të luhet me tifozë dhe nuk rrezikon. “Do të ketë ndëshkime, por besoj se nuk do të ndikohet as prania e tifozëve të Partizanit. Është një ndeshje ku Tirana është pritëse dhe do merren masa”, tha ai. /vipsport/