Napoli ka marrë një fitore të thellë kundër Parmës, me rezultatin 0-4. Titullar në këtë sfidë ka luajtur Hysaj, i cili madje ka dhënë një asist të shkëlqyer në golin e parë të shënuar nga Zielinski.

Këtë paraqitje të mbrojtësit shkodran, e kanë vlerësuar dhe mediat italiane që i kanë vendosur Hysajt notën 6.5

“Tuttomercato.web”, shkruan për të: “Mbron shumë mirë, me urdhër dhe sulmon me vazhdimësi. Asist të shkëlqyer për Zielinksin. Në pjesën e dytë është kufizuar për të mbajtur sulmet e Parmës.

Hysaj duket se po rikthehet vendimtar për skuadrën e tij, në këtë fazë të sezonit, ku i duhet më shumë Ançelotit, në luftën me dy fronte në kampionat dhe Ligën e Europës.