Siç zbulohet nga Le10sport, objektivi kryesor i PSG-së për sezonin e ardhshëm do të jetë një mesfushor. Një nga ato me cilësi të mëdha, shumë teknik dhe me vizion.

Bëhet fjalë për Bernardo Silva-n, i cili ka një kontratë me Manchester City-n deri në vitin 2025 dhe duket se do të jetë objektivi tjetër i madh i PSG-së në merkato.

Një përforcim për të cilin duket se është dakord edhe Kylian Mbappe, duke qenë se kampioni francez do të ribashkohej kështu me shokun e tij te Monaco.

Po, sepse të dy e kanë nisur nga e njëjta palestër. Ajo e Monaco-s,ei aftë për të arritur në gjysmëfinale të Champions League falë “brezit të artë”.

Tani Mbappe dhe Bernardo Silva mund të bashkohen te PSG. Sigurisht që miqësia me kampionin francez i ndihmon jo pak negociatat.

Megjithatë, për momentin do të ishte vetëm një ide dhe asgjë konkrete nuk do t’i ishte ofruar Manchester City-t dhe futbollistit.

Bernardo Silva, nga ana e tij, ka një vlerë prej rreth 80 milionë euro sipas portalit Transfermarkt, si dhe është një nga njerëzit e besuar të Pep Guardiolës: 49 ndeshje, 5 gola dhe 7 asiste këtë sezon për portugezin./telesport/