Futbolli i femrave ne Shqiperi kuptohet qe nga viti ne vit po merr vemendjen e duhur tashme edhe ne Europe dhe Bote. Padyshim qe nje merite te madhe per kete ka kryesisht Vllaznia e cila po ben paraqitje shume dinjitoze ne UEFA Women Champions League, por edhe Kombetarja shqiptare qe po njeh rritje.
Duke qene keshtu, tashme klubet shqiptare tashme po behen faktor edhe ne renditjen e klubeve boterore. Pikerisht ne lidhje me kete gje, IFFHS (Federata Ndwrkombwtare e Historisw dhe Statistikws sw Futbollit), pak dite me pare, per here te pare diten e sotme ka publikuar renditjen e 200 klubeve me te mira ne Bote.
Renditja e klubeve eshte bere duke u bazuar ne ecurine e tyre ne turnete kombetare dhe nderkombetare per 12 muajt e fundit dhe konkretisht 1 mars 2021- 28 shkurt 2022. Pikët në turnetë kombëtare llogariten në varësi të nivelit të një lige kombëtare dhe kuptohet qe ketu ekipet shqiptare jane disi te penalizuar pasi Shqiperia ka nje koefiçent te ulet.
Por ajo qe te ben pershtypje eshte se ne kete renditje, jane edhe tre klube shqiptare dhe pikerisht Vllaznia, Apolonia dhe Tirana. Spikat mbi te gjitha Vllaznia e cila renditet ne vendin e 116 ne Bote me 106 pike.
Nderkohe fieraket kane 80 pike dhe jane te pozicionuar ne vendin e 180-te ne Bote ndersa Tirana me 76 pike renditet ne vendin e 191-te. IFFHS ka bere te ditur se tani e tutje, renditja do te publikohet çdo muaj, ashtu siç ben edhe me ekipet e meshkujve.
Vllaznia ne kete menyre nderon futbollin shqiptar edhe ne kete renditje te Federates Boterore me te sakte sa i takon historise dhe statistikasve. Me lart se ajo ne kete renditje, nga ekipet e Ballkanit jane vetem ekipet Pomurje (Slloveni) i cili renditet i 100 dhe ai Osijek (Kroaci) qe renditet ne vendin e 115-te.
Nderkohe kampionia e Shqiperise eshte me lart ne renditje se ekipet me te mira te te gjithe vendeve te tjera ballkanike si ato te Serbise, Greqise, Bosnje- Hercegovines, Malit te Zi etj.
Gjergj KOLA