Klubet e njohura shqiptare me mundësi dalje në Kupat e Europës (2023-24) e kanë domosdoshmëri pozicionin në vazo gjatë shortit.

UEFA në faqen e saj zyrtare, në përditësimin e fundit ka si skuadra me koeficentin më të lartë në rang klubesh Bajernin e Mynihut dhe Mançester Sitin (132.000 koef).

Sa i takon skuadrave shqiptare të Abissnet Superiore vijon të udhëheqë Laçi. Shumë më poshtë gjënden Tirana dhe Vllaznia.

Vendi 174 Laçi, koeficenti 7.000. I 254-ti Partizani për një koeficent aktual 5.000. E renditur e 280-ta Teuta, koeficenti 4.500. Pason në vendin e 282 Kukësi po me koeficent 4.500.

Vetëm vendi i 298 për kampionët e Tiranës, koeficent 4.000. Vjen me vendin e 338-të Vllaznia me koeficent 3.000.