Kampionati kombetar i futsalles ka hyre ne nje faze interesante teksa ekipet po i drejtohen gradualisht fundit te fazes se dyte te tij qe do t’i lere me pas vendin fazes play-off. Tre prej skuadrave pjesmarrese e kane siguruar kete gje dhe njera nder to eshte dhe Vllaznia.

Por objektivi i saj nuk eshte thjesht play-off-i. Shkodranet pikesepari duhet te tregojne forcen e tyre edhe perballe skuadres kryesuese te kampionatit, Flamurtarit. Dhe perballja me te do te luhet neser ne oren 20.00 ne pallatin e sportit te Vlores.

Trajneri Bujar Celufaj ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me kete ndeshje, eshte shprehur: “Kjo eshte nje ndeshje qe e presim me shume interes. Per te, do te kem te gatshem te gjithe lojtaret sepse nuk kemi asnje te ndeshkuar me kartona apo te demtuar.

Padyshim qe do te synojme fitoren sepse Vllaznia sivjet eshte ndertuar per te qene pretendente. Drejtuesit e rinj te saj, e kane marre shume seriozisht dhe kjo gje po reflektohet edhe tek skuadra ne fushen e lojes. Do te tentojme deri ne fund titullin kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/