Pas largimit te Erbim Fagut nga pankina e Tiranes, lajme te ndryshme e konsiderojne ish- trajnerin e Vllaznise Qatip Osmani si kandidatin kryesor per te marre drejtimin e bardhebluve.

“Nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e Tiranës, do të kisha dëshiruar sepse bëhet fjalë për një ndër klubet më të mëdha në Shqipëri.

Zërat se më lidhin mua me Tiranën janë domethënëse pasi tregon punën e mirë që kam bërë. Nuk e mendoj më shkarkimin nga Vllaznia, nuk e prisja ,megjithatë ky ishte një vendim i drejtuesve”, përfundoi Qatip Osmani.

Megjithate, duket e veshtire qe Osmani te marre drejtimin e bardhebluve sepse ne loje jane edhe disa emra te tjere dhe ne fund do te jete presidenti Halili ai qe do te vendose per njeriun qe do te jete ne pankinen e kesaj skuadre ne sezonin e ri.